Tastiera në ekran
Mund të futni tekst me tastierën në ekran QWERTY duke trokitur lehtë mbi secilën
shkronjë veçan ose mund të përdorni tiparin e futjes me gjeste dhe të rrëshqisni gishtin
tuaj nga shkronja në shkronjë për të formuar fjalët.
Mund të përzgjidhni deri në tre gjuhë për futjen e tekstit. Tastiera zbulon gjuhën që po
përdorni dhe parashikon fjalët për atë gjuhë që shkruani. Disa aplikacione e hapin
automatikisht tastierën në ekran, për shembull, aplikacionet e postës elektronike dhe
mesazhimit me tekst.
1 Fshini një karakter para kursorit.
2 Futni një shenjë kthimi ose konfirmoni futjen e tekstit.
3 Futni një hapësirë.
4 Personalizoni tastierën tuaj. Ky tast zhduket pas personalizimit të tastierës.
5 Shfaqni numrat dhe simbolet. Për edhe më shumë simbole, trokitni lehtë mbi
.
6 Kaloni midis shkronjave të vogla , shkronjave të mëdha dhe shkronjave kapitale . Për disa gjuhë,
ky tast përdoret për qasjen në karakteret shtesë të gjuhës.
Për të shfaqur tastierën në ekran për të futur tekst
•
Trokitni lehtë mbi një fushë për futjen e tekstit.
Për të përdorur tastierën në ekran në orientimin si peizazh
•
Kur të shfaqet tastiera në ekran, kthejeni pajisjen anash.
Për të aktivizuar orientimin si peizazh, mund t'ju duhet të rregulloni cilësimet në disa
aplikacione.
Për të futur tekst karakter pas karakteri
1
Për të futur një karakter të dukshëm në tastierë, trokitni lehtë mbi karakterin.
2
Për të futur një variant karakteri, prekni dhe mbani një karakter të zakonshëm të
tastierës për të nxjerrë një listë opsionesh të disponueshme dhe pastaj përzgjidhni
nga lista. Për shembull, për të futur "é", prekni dhe mbani "e" derisa të shfaqen
opsionet e tjera, pastaj, ndërsa mbani gishtin të shtypur në tastierë, zvarriteni dhe
përzgjidhni "é".
Për të futur një pikë
•
Pasi të futni një fjalë, trokitni lehtë dy herë mbi tastin e hapësirës.
Për të futur tekst duke përdorur funksionin e futjes me gjeste
1
Kur shfaqet tastiera në ekran, rrëshqisni gishtin nga shkronja në shkronjë për të
formuar fjalën që dëshironi të shkruani.
2
Pasi të përfundoni futjen e një fjale, ngrini gishtin. Një sugjerim i fjalës shfaqet duke
u bazuar në shkronjat që keni shkruar.
3
Nëse fjala që dëshironi nuk shfaqet, trokisni për të parë opsionet e tjera dhe
përzgjidhni si duhet. Nëse opsioni i dëshiruar nuk shfaqet, fshijeni të gjithë fjalën
dhe futeni atë përsëri ose futeni fjalën duke trokitur secilën gërmë individualisht.
38
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të ndryshuar cilësimet e Futja me gjeste
1
Kur të shfaqet tastiera në ekran, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet e tastierës> Cilësimet
e futjes së tekstit.
3
Për të aktivizuar ose çaktivizuar funksionin e futjes me gjeste, shenjoni ose
çshenjoni kutinë e zgjedhjes për
Futja me gjeste.