Sony Xperia E1 - Kujtesa dhe hapësira ruajtëse

background image

Kujtesa dhe hapësira ruajtëse

Pajisja juaj ka lloje të ndryshme kujtese dhe mundësi ruajtëse për fotot, aplikacionet dhe

skedarët e tjerë:

Hapësira ruajtëse e brendshme është rreth 2 GB dhe përdoret për të ruajtur

përmbajtjen e shkarkuar ose të transferuar bashkë me cilësimet dhe të dhënat personale.

Këtu futen alarmet, cilësimet e volumit dhe të gjuhës, postat elektronike, faqeshënuesit,

regjistrat e telefonatave, kontaktet, mesazhet, ngjarjet e kalendarit, fotot, videot dhe

muzika.

Mund të përdorni një

kartë kujtese të heqshme me deri në 32 GB për më shumë

hapësirë ruajtëse. Shumica e aplikacioneve mund të lexojnë të dhënat nga një kartë

kujtese, por vetëm disa aplikacione mund të ruajnë skedarë në këtë lloj kujtese. Për

shembull, mund ta cilësoni aplikacionin e kamerës të ruajë fotot drejt e në kartën e

kujtesës.

Kujtesa dinamike (RAM) është rreth 512 MB dhe nuk mund të përdoret si hapësirë

ruajtëse. RAM përdoret për aplikacionet që ekzekutohen dhe për sistemin operativ.

Mund të duhet të blini veçan një kartë kujtese.

Lexoni më shumë rreth përdorimit të kujtesës në pajisjet me Android duke shkarkuar

Librin e bardhë për pajisjen tuaj në

www.sonymobile.com/support.

105

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Përmirësimi i funksionimit të kujtesës

Kujtesa në pajisjen tuaj është e prirur të mbushet si rezultat i përdorimit të zakonshëm.

Nëse pajisja fillon të ngadalësohet, ose aplikacionet e ndërpresin punën papritur, duhet

të keni parasysh sa më poshtë:

Duhet të keni gjithmonë më tepër se

100 MB hapësirë ruajtëse të brendshme të lirë dhe

më shumë se

100 MB RAM të lirë.

Mbyllni aplikacionet që po ekzekutohen, të cilët nuk i përdorni.

Pastroni kujtesën e fshehtë për të gjitha aplikacionet.

Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara që nuk përdorni.

Transferoni foto, video dhe muzikë nga kujtesa e brendshme në kartën e kujtesës.

Nëse pajisja nuk mund ta lexojë përmbajtjen në kartën e kujtesës, mund të duhet ta

formatoni.

Për të parë gjendjen e kujtesës

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Arkivi.

Për të parë sasinë e kujtesës RAM të lirë dhe të përdorur

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Aplikacionet > Në veprim.

Për të pastruar kujtesën e fshehtë për të gjitha aplikacionet

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Arkivi.

3

Trokitni lehtë mbi

Të dhënat në kujtesën e fshehtë > OK.

Kur pastroni kujtesën e fshehtë, nuk humbni asnjë informacion të rëndësishëm apo cilësim.

Për të transferuar skedarët e multimediave në kartën e kujtesës

1

Sigurohuni që keni futur një kartë kujtese në pajisje.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Arkivi > Transfero të dhënat në kartën

SD.

4

Shenjoni llojet e skedarëve që dëshironi të transferoni në kartën e kujtesës.

5

Trokitni lehtë mbi

Transfero.

Për të ndaluar ekzekutimin e aplikacioneve dhe të shërbimeve

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Aplikacionet > Në veprim.

3

Përzgjidhni një aplikacion ose shërbim, pastaj trokitni lehtë mbi

Ndalo.

Për të formatuar kartën e kujtesës

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Arkivi > Fshi kartën SD.

3

Për të konfirmuar, trokitni lehtë mbi

Fshi kartën SD > Fshij gjithçka

E gjithë përmbajtja në kartën e kujtesës fshihet kur e formatoni atë. Sigurohuni se keni bërë

kopje rezervë të të gjitha të dhënave që dëshironi të ruani, para formatimit të kartës së

kujtesës. Për të bërë kopje rezervë të përmbajtjes, mund ta kopjoni në kompjuter. Për më

shumë informacion, shikoni

Menaxhimi i skedarëve me anë të një kompjuteri

në faqen 91 .