Cilësimet e përgjithshme të kamerës
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të regjimit të fotografimit
Automatike superiore
Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur cilësdo skenë.
Me dorë
Rregulloni me dorë cilësimet e kamerës.
Background defocus
Turbulloni sfondin e fotove tuaja që subjekti juaj të duket më i mprehtë në krahasim me të.
Efekti AR
Nxirrni foto me skena dhe karaktere virtuale.
Efekti krijues
Zbatoni efektet te fotot ose videot.
74
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Timeshift burst
Gjeni foton më të mirë nga një burst imazhesh.
Social live
Transmetoni video të drejtpërdrejtë në Facebook™.
Lëvizja panoramike
Përdoreni këtë cilësim për të nxjerrë foto panoramike me kënd të gjerë. Thjesht trokitni lehtë në
ekran dhe zhvendoseni kamerën pa u dridhur nga njëra anë në tjetrën.
Retushi i portretit
Nxirrni foto me stile portretesh në kohë reale.
Info-eye™
Aplikacioni Info-eye™ ju ndihmon të kërkoni për informacion në lidhje me gjerat rreth jush
duke përdorur pamurin e kameras tuaj. Për shembull, mund të bëni një foto të një vendi
të famshëm dhe të merrni informacion për të drejt në ekranin tuaj. Ose mund të bëni një
foto të një libri ose të skanoni një kod QR dhe të merrni informacionin që ka lidhje
menjëherë.
Info-eye™ mund të njohë vetëm vende ose objekte të famshme të përzgjedhura.
Efekti AR
Mund të përdorni efektet AR (realiteti i shtuar) në fotot tuaja dhe t'i bëni ato më
argëtuese. Ky cilësim ju lejon të integroni skena 3D në fotot tuaja ndërsa i bëni ato.
Thjesht përzgjedhi skenën që dëshironi dhe rregulloni pozicionin e saj në pamor.
Shpërthimi me kalimin e kohës
Kamera bën një shpërthim prej 61 fotosh brenda dy sekondash – një sekonda përpara
dhe pasi shtypni tastin e kamerës. Që të mund të shkoni dhe të gjeni imazhin e përsosur.
Për të përdorur shpërthimin e kalimit të kohës
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .
3
Për të bërë fotot, shtypeni tastin e kamerës plotësisht dhe pastaj lëshojeni atë.
Fotot e bëra shfaqen në shikimin e miniaturës.
4
Lëvizni përmes fotove të miniaturës dhe përzgjidhni foton që dëshironi të ruani,
pastaj trokisni .
Drejtpërdrejt shoqëror
Drejtpërdrejt shoqëror është një modalitet i rregjistrimit të kamerës që ju lejon të kaloni
video drejtpërdrejt në faqen tuaj në Facebook™. Thjesht duhet të keni një lidhje aktive
me internetin dhe të keni hyrë në Facebook™. Videot mund të jenë deri në 10 minuta të
gjata.
Për të transmetuar video drejtpërdrejtë duke përdorur drejtpërdrejt shoqëror
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .
3
Hyni në llogarinë tuaj në Facebook™.
4
Trokitni për të filluar transmetimin.
5
Për të bërë një foto gjatë transmetimit, trokitni .
6
Për të ndalur transmetimin, trokitni .
Hapja e shpejtë
Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.
Vetëm hape
Pasi të zvarritni lart, kamera kryesore hapet nga regjimi i fjetjes.
Hape dhe fotografo
75
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Pasi të zvarritni lart, fotokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe nxirret një foto.
Hape dhe regjistro videon
Pasi të zvarrisni lart, videokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe fillon regjistrimin.
Joaktiv
Gjeoetiketimi
Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.
Marrja me prekje
Identifikoni një zonë të fokusit dhe pastaj prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotoja
nxirret sapo të hiqni gishtin.
Tingulli shkrepës
Zgjidhni të ndizni ose të fiknin tingullin shkrepës kur rregjistroni një video.
Ruajtja e të dhënave
Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në
hapësirën ruajtëse të brendshme.
Hapësira ruajtëse e brendshme
Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.
Karta SD
Fotot ose videot ruhen në kartën SD.
Balanca e të bardhës
Ky funksion rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit. Ikona e cilësimit të
balancës së të bardhës disponohet në ekranin e kamerës.
Automatike
Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.
Inkandeshente
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.
Fluoreshente
Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.
Dritë dite
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.
Me re
Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.