Cilësimet e fotokamerës
Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës
1
Aktivizoni kamerën.
2
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .
3
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas
dëshirës.
76
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës
Rezolucioni
Zgjidhni midis disa rezolucioneve dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.
Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.
3MP
2048×1536(4:3)
Rezolucioni 3 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.
2MP
1920×1080(16:9)
Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
1MP
1280×720(16:9)
Rezolucioni 1 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në
ekrane të gjera.
WVGA
800×600(4:3)
Formati WVGA me raportin e pamjes 4:3. 800x600 piksel.
VGA
640×480(4:3)
Formati VGA me raportin e pamjes 4:3. 640x480 piksel.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.
Kohëvonuesi
Me kohëvonuesin mund të nxirrni një foto pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni këtë
funksion për të nxjerrë autoportrete ose foto në grup, ku të gjithë mund të jenë në foto.
Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin për të shmangur tronditjen e kamerës kur
nxirrni fotot.
Aktiv (10 s.)
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.
Aktiv (2 s.)
Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.
Joaktiv
Fotoja nxirret sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.
Smile Shutter™
Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të
reagojë kamera përpara nxjerrjes së një fotoje.
Regjimi i fokusit
Funksioni i fokusit kontrollon se cila pjesë e një fotoje duhet të duket qartë. Kur fokusi
automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë
që zona brenda kornizës me ngjyrë të fokusit të qëndrojë e qartë.
Fokusi automatik i një subjekti
Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit të bëhet blu, duke treguar se fokusi
është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.
Dallimi i fytyrave
Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera
fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu, mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të
fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë blu tregon
se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrave nuk mund të përdoret për të gjitha llojet e
skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
77
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Fokusi me prekje
Prekni një zonë të veçantë në ekranin e kamerës për të cilësuar zonën e fokusit. Fokusi automatik i
vazhdueshëm është joaktiv. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit të bëhet
blu, duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.
Ndjekja e objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.
Dritëmatja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë
e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.
Në qendër
Rregullon ekspozimin në qendër të imazhit.
Mesatare
Llogarit ekspozimin sipas sasisë së dritës që bie në të gjithë imazhin.
Selektive
Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit
Me dorë.
Paraafishimi
Mund të zgjidhni të paraafishoni fotot ose videot menjëherë pasi i fotografuat ose xhiruat.
I pakufizuar
Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet pasi e fotografuat ose xhiruat.
5 sekonda
Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 5 sekonda pasi e fotografuat ose xhiruat.
3 sekonda
Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 3 sekonda pasi e fotografuat ose xhiruat.
Modifiko
Fotoja ose videoja hapet për redaktim pasi e fotografuat ose xhiruat.
Joaktiv
Fotoja ose videoja ruhet pasi e e fotografuat ose xhiruat dhe paraafishimi nuk shfaqet.
Regjistrimi i fytyrave
Mund të regjistroni fytyrat me aplikacionin Kamera, në mënyrë që pamori të fokusohet
automatikisht në këto fytyra kur shfaqen te pamori.
Blici
Përdorni blicin për të nxjerrë foto kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka dritë
sfondi. Opsionet në vijim janë të disponueshme kur trokitni lehtë mbi ikonën e blicit në
ekranin e kamerës:
Automatik
Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.
Mbush flashin
Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i shkëlqyeshëm sesa subjekti. Kjo heq hijet e errëta të
padëshirueshme.
Reduktimi i syrit të kuq
Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një foto.
Joaktiv
Blici u çaktivizua. Ndonjëherë cilësia e fotos është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i
pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një foto të mirë pa blic duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni
kohëvonuesin për të shmangur fotot e turbullta.
78
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Projektori
Drita e dorës ose e kamerës aktivizohet kur nxirrni foto.