Sony Xperia E1 - Cilësimet e internetit dhe MMS

background image

Cilësimet e internetit dhe MMS

Për të dërguar mesazhe multimediale ose për t'u qasur në internet kur nuk ka rrjet Wi-

Fi® të disponueshëm, duhet të keni një lidhje të dhënash celulare funksionuese me

cilësimet e sakta të internetit dhe të MMS (Shërbimit të Mesazhimit Multimedial). Ja disa

këshilla:

Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet e internetit dhe MMS vijnë të

parainstaluara në pajisje. Atëherë, mund të filloni përdorimin e internetit dhe të dërgoni

mesazhe multimediale menjëherë.

Në disa raste, keni opsionin për shkarkimin e cilësimeve të internetit dhe MMS kur e

ndizni pajisjen për herë të parë, kur është futur një kartë SIM. Gjithashtu, është e mundur

t'i shkarkoni këto cilësime më vonë nga menyja Cilësimet.

24

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Mund t'i shtoni, ndryshoni ose fshini me dorë cilësimet e internetit dhe MMS në pajisjen

tuaj në çdo kohë. Për informacion më të hollësishëm, kontaktoni me operatorin e rrjetit

tuaj.

Nëse nuk mund të përddorni Internetin në një rrjet celular ose nëse mesazhimi

multimedial nuk funksionon, edhe pse cilësimet e Internetit dhe MMS janë shkarkuar me

sukses në pajisjen tuaj, referojuni këshillave të zgjidhjes së problemeve në pajisjen tuaj në

www.sonymobile.com/support/ për mbulimin e rrjetit, të dhënat celulare dhe çështje të

MMS-së.

Për të shkarkuar cilësimet e Internetit dhe MMS

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Të tjera... > Cilësimet e internetit.

3

Trokitni lehtë mbi

Pranoj. Pasi cilësimet të jenë shkarkuar me sukses, shfaqet

në shiritin e gjendjes dhe të dhënat celulare ndizen automatikisht.

Nëse cilësimet nuk mund të shkarkohen në pajisjen tuaj, kontrolloni fuqinë e sinjalit në rrjetin

tuaj celular. Lëvizni në një vendndodhje të hapur pa pengesa ose shkoni afër një dritareje dhe

pastaj provojeni përsëri.

Për të kontrolluar nëse të dhënat celulare janë të aktivizuara ose të çaktivizuara

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.

3

Kontrolloni nëse kutia e zgjedhjes e

Trafiku i të dhënave celulare është e shenjuar

apo jo.

Për të shtuar me dorë cilësimet e Internetit dhe MMS

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.

3

Trokitni lehtë mbi

Emrat e pikave të hyrjes > .

4

Takoni

Emri dhe futni një emër që dëshironi.

5

Takoni

APN dhe futni emrin e pikës së hyrjes.

6

Futni të gjithë informacionin tjetër që kërkohet. Nëse nuk e dini se ç'farë

informacioni kërkohet, kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj për më shumë hollësi.

7

Kur të përfundoni, takoni , pastaj takoni

Ruaj.

Për të parë cilësimet e shkarkuara të Internetit dhe MMS

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.

3

Trokitni lehtë mbi

Emrat e pikave të hyrjes.

4

Për të parë më shumë hollësi, takoni ndonjë nga objektet e disponueshëm.

Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i

shenjuar .

Për të fshirë të gjitha cilësimet e Internetit dhe MMS

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.

3

Trokitni lehtë mbi

Emrat e pikave të qasjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

4

Trokitni lehtë mbi

Vendos në default. Të gjitha cilësimet e Internetit dhe MMS u

fshinë.