Sony Xperia E1 - Informacioni ligjor

background image

Informacioni ligjor

Sony D2004/D2005

Ky udhëzues përdorimi botohet nga Sony Mobile Communications AB ose nga filiali i tij vendor, pa asnjë garanci.

Përmirësimet dhe ndryshimet në këtë udhëzues përdorimi, të imponuara nga gabimet e shtypit, pasaktësitë e

informacionit aktual ose përmirësimet e programeve dhe/ose të pajisjeve, mund të bëhen në çdo kohë dhe pa

paralajmërim nga Sony Mobile Communications AB. Sidoqoftë, ndryshimet e tilla do të përfshihen në edicionet e

reja të këtij udhëzuesi përdorimi.
© Sony Mobile Communications AB, 2013.
Pajisja juaj celulare ka aftësinë të shkarkojë, të ruajë dhe të përcjellë përmbajtje shtesë, për shembull, tonet e ziles.

Përdorimi i një përmbajtjeje të tillë mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar nga të drejtat e palëve të treta, duke

përfshirë, por pa u kufizuar në kufizimin sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtat e autorit. Ju, dhe jo Sony, jeni

plotësisht përgjegjës për përmbajtjen shtesë që shkarkoni në pajisjen tuaj celulare ose që përcillni nga ajo. Para

përdorimit prej jush të çdo përmbajtjeje shtesë, verifikoni nëse përdorimi i synuar nga ju është licensuar siç duhet

ose është autorizuar ndryshe. Sony nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e asnjë përmbajtjeje shtesë apo

të asnjë përmbajtjeje tjetër nga palët e treta. Sony nuk do të jetë përgjegjës në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë

për përdorimin e gabuar nga ju të përmbajtjeve shtesë ose të përmbajtjeve të tjera nga palët e treta.
Ky udhëzues përdorimi mund të ketë si referencë shërbime ose aplikacione të ofruara nga palë të treta. Përdorimi i

programimeve ose shërbimeve të tilla, mund të kërkojë një regjistrim të veçantë te pala e tretë ofruese dhe mund t'u

nënshtrohet kushteve shtesë të përdorimit. Për aplikacionet në të cilat qaseni nga një sajt uebi i një pale të tretë ose

nëpërmjet tij, rishikoni në fillim kushtet e përdorimit dhe politikën e zbatueshme të privatësisë të sajteve të tilla të

uebit. Sony nuk garanton disponueshmërinë apo funksionimin e asnjë sajti të uebit apo shërbimi të ofruar nga palët

e treta.
Sony është një markë tregtare e Sony Corporation. Android është markë tregtare e Google Inc. Të gjitha produktet

e tjera dhe emrat e kompanive të përmendura këtu janë markat tregtare ose markat e regjistruara tregtare të

pronarëve të tyre përkatës. Të gjitha të drejtat, që nuk jepen posaçërisht këtu, janë të rezervuara. Për më shumë

informacion, vizitoni

www.sonymobile.com.

Të gjitha ilustrimet janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos pasqyrojnë saktësisht pajisjen aktuale.
Ky produkt mbrohet nga disa të drejta të pronësisë intelektuale të Microsoft. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e

teknologjive të tilla jashtë këtij produkti pa një licensë nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjes përdorin teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të Windows Media (WMDRM) për

të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje përdor softuerin WMDRM

për qasjen në përmbajtjet e mbrojtura me WMDRM. Nëse softueri WMDRM nuk arrin ta mbrojë përmbajtjen,

pronarët e përmbajtjes mund t'i kërkojnë Microsoft të revokojë aftësinë e softuerit për të përdorur WMDRM-në për

riprodhimin ose kopjimin e përmbajtjeve të mbrojtura. Revokimi nuk ndikon në përmbajtjet e pambrojtura. Kur i

shkarkoni licensat për përmbajtjet e mbrojtura, ju pranoni që Microsoft mund të përfshijë një listë revokimi me

licensat. Pronarët e përmbajtjeve mund t'ju kërkojnë ta përmirësoni WMDRM-në për qasjen në përmbajtjet e tyre.

Nëse refuzoni një përmirësim, nuk do të jeni në gjendje të qaseni në përmbajtjen që kërkon përmirësimin.
Ky produkt licensohet sipas licensave të portofolit të patentave MPEG-4 pamore dhe AVC, për përdorim personal

dhe jotregtar të një konsumatori për (i) shifrimin e videove në pajtim me standardin pamor MPEG-4 ("video

MPEG-4") ose standardin AVC ("video AVC) dhe/ose (ii) deshifrimin e videos MPEG- 4 ose AVC që ishte shifruar

nga një konsumator, i cili merret me një veprimtari personale jotregtare dhe/ose ishte siguruar nga një ofrues

videosh të licensuar nga MPEG LA për të ofruar video MPEG-4 dhe/ose AVC. Asnjë licensë nuk jepet ose nuk do të

nënkuptohet për çfarëdo përdorimi tjetër. Informacion shtesë, duke përfshirë atë lidhur me përdorimet

promocionale, të brendshme dhe tregtare si dhe me licensimin, mund të merret nga MPEG LA, L.L.C. Shikoni

http://www.mpegla.com. Teknologjia e deshifrimit të audios MPEG Layer-3 është licensuar nga Fraunhofer IIS dhe

Thomson.
SONY MOBILE NUK DO TË JETË PËRGJEGJËS PËR ASNJË HUMBJE, FSHIRJE DHE/OSE MBISHKRIM TË TË

DHËNAVE PERSONALE OSE SKEDARËVE TË RUAJTUR NË TELEFONIN TUAJ (DUKE PËRFSHIRË, POR PA U

KUFIZUAR TE KONTAKTET, PJESËT MUZIKORE DHE FIGURAT), QË SHFAQEN PAS ÇDO PËRDITËSIMI TË

PAJISJES TUAJ NËPËRMJET CILËSDO PREJ METODAVE TË PËRSHKRUARA NË KËTË UDHËZUES

110

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

PËRDORIMI, SI DHE QË SHFAQEN PAS PËRDORIMIT TË CILITDO PREJ UDHËZIMEVE DHE KËSHILLAVE TË

OFRUARA NË NËNSEKSIONET "METODAT PËR TRANSFERIMIN E KONTAKTEVE" DHE "ARKIVIMI I TË

DHËNAVE" TË KËTIJ DOKUMENTI. SONY MOBILE OSE FURNIZUESIT E TIJ NUK MBAJNË NË ASNJË RAST

PËRGJEGJËSI TË PLOTË PËR CILINDO PREJ DËMEVE, HUMBJEVE DHE SHKAQEVE TË VEPRIMEVE LIGJORE

(QOFTË NË KONTRATË OSE JASHTË KONTRATE, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË

NEGLIZHENCËN OSE NË NJË MËNYRË TJETËR) QË TEJKALON SHUMËN QË KENI PAGUAR NË TË VËRTETË

PËR PAJISJEN TUAJ.

111

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.