Sony Xperia E1 - Menyja e ekranit bazë të Albumit

background image

Menyja e ekranit bazë të Albumit

Me anë të menysë së ekranit bazë të Albumit mund të shfletoni te të gjitha albumet e

fotove, duke përfshirë albumet e fotove dhe të videove të bëra me kamerë, si dhe

përmbajtjen që bashkëndani në linjë nëpërmjet shërbimeve si PlayMemories, Picasa™

dhe Facebook. Pasi të lidheni në këto shërbime, mund të menaxhoni përmbajtjen, të

komentoni fotot dhe videot dhe të shihni komentet nga shokët. Nga aplikacioni Albumi,

mund të shtoni gjeoetiketa te fotot, të kryeni detyra bazë të modifikimit dhe të përdorni

metoda si teknologjinë pa tel Bluetooth® dhe postën elektronike për të bashkëndarë

përmbajtjen.

1

Shihni fotot dhe videot me shërbimin PlayMemories Online

2

Kthehuni tek ekrani bazë i aplikacionit Albumi

3

Shihni të gjitha fotot dhe videot e bëra me kamerën e pajisjes tuaj

4

Shihni të gjitha fotot dhe videot e ruajtura në dosje të ndryshme të pajisjes suaj

5

Shihni fotot dhe videot tuaja të preferuara

6

Shihni fotot tuaja në një hartë ose në regjimin global

7

Shihni fotot dhe videot në Facebook™

8

Shihni fotot dhe videot në Picasa™

Shërbimi PlayMemories Online nuk është i disponueshëm në të gjitha vendet ose rajonet.

Për të parë dhe për të shtuar komente në përmbajtjen e albumit në linjë

1

Kur shihni një foto nga një album në linjë, trokitni lehtë mbi ekran për të shfaqur

shiritat e veglave dhe pastaj trokitni lehtë mbi për të parë komentet.

2

Futni komentet tuaja në fushën e futjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Postoni.

Për të "Pëlqyer" një foto ose video në Facebook™

Ndërsa shihni një foto ose video nga një prej albumeve tuaja të Facebook™,

takoni ekranin për të shfaqur shiritin e veglave, pastaj takoni për të trguar se e

"Pëlqeni" objektin në

Facebook™.