Sony Xperia E1 - Bashkëndarja dhe menaxhimi i fotove dhe videove

background image

Bashkëndarja dhe menaxhimi i fotove dhe videove

Mund të bashkëndani foto dhe video që keni ruajtur në pajisjen tuaj. Gjithashtu, mund t'i

menaxhoni në mënyra të ndryshme. Për shembull, mund të punoni me fotot në grupe, të

fshini fotot dhe t'i lidhni ato me kontaktet.

Mund të mos jeni në gjendje t'i kopjoni, t'i dërgoni apo t'i transferoni objektet e mbrojtura me

të drejtat e autorit. Gjithashtu, disa objekte mund të mos dërgohen nëse madhësia e skedarit

është shumë e madhe.

Për të bashkëndarë një foto ose video

1

Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë mbi foton ose videon që dëshironi të

bashkëndani.

2

Trokitni lehtë në ekran për të afishuar shiritat e veglave dhe pastaj trokitni lehtë mbi

.

3

Trokitni lehtë mbi aplikacionin që dëshironi të përdorni për të bashkëndarë foton

dhe pastaj ndiqni hapat për ta dërguar.

Për të përdorur një foto si figurë të kontaktit

1

Kur jeni duke parë një foto, trokitni lehtë në ekran për të shfaqur shiritat e veglave

dhe pastaj trokitni lehtë mbi >

Përdor si > Fotografia e kontaktit.

2

Nëse kërkohet, përzgjidhni

Kontaktet > Vetëm një herë dhe pastaj përzgjidhni një

kontakt.

Për të përdorur një foto si sfond

1

Kur jeni duke parë një foto, trokitni lehtë në ekran për të shfaqur shiritat e veglave

dhe pastaj trokitni lehtë mbi >

Përdor si > Sfondi.

2

Ndiqni udhëzimet në ekran.

Për të rrotulluar një foto

1

Kur jeni duke parë një foto, trokitni lehtë në ekran për të shfaqur shiritat e veglave

dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Përzgjidhni

Rrotullo. Fotoja ruhet me orientimin e ri.

Për të fshirë një foto ose video

1

Kur jeni duke parë një foto, trokitni lehtë mbi ekran për të shfaqur shiritat e veglave

dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi

Fshi.

82

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të punuar me grupe fotosh ose videosh tek Albumi

1

Kur shihni miniaturat e fotove dhe videove tek Albumi, trokitni lehtë mbi dhe

pastaj trokitni lehtë mbi

Objektet e përzgjedhura.

2

Trokitni lehtë mbi objektet me të cilat dëshironi të punoni. Objektet e përzgjedhura

tregohen me një kornizë blu.

3

Përdorni veglat në shiritat e veglave për të punuar me objektet e përzgjedhura.

Për të aktivizuar regjimin e përzgjedhjes, gjithashtu mund të prekni dhe të mbani një objekt

derisa korniza e tij të shndërrohet në blu. Pastaj mund të trokitni lehtë mbi objekte të tjera për

t'i përzgjedhur.