Përmirësimi i daljes së zërit
Mund të përmirësoni zërin e pajisjes tuaj duke aktivizuar me dorë veç e veç cilësimet e
zërit, të tilla si Clear Phase™ dhe xLOUD™ ose mund të lejoni teknologjinë ClearAudio+
të rregullojë automatikisht zërin. Mund të aktivizoni edhe Normalizuesin dinamik, në
mënyrë që të minimizohen ndryshimet në volum midis skedarëve të ndryshëm të
mediave.
Përdorimi i teknologjisë Clear Phase™
Përdorni teknologjinë Clear Phase™ nga Sony për të rregulluar automatikisht cilësinë e
tingullit që vjen nga altoparlantët e brendshëm të pajisjes tuaj dhe merrni një tingull më të
pastër, më të natyrshëm.
Për të përmirësuar cilësinë e tingullit të altoparlantit duke përdorur Clear Phase™
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Tingulli > Efektet e tingullit.
3
Çshenjoni kutinë e zgjedhjes për
ClearAudio+ nëse është e shenjuar.
4
Trokitni lehtë mbi
Përmirësimet e tingullit > Cilësimet.
5
Shënoni kutinë e zgjedhjes për
Clear Phase™.
Aktivizimi i tiparit Clear Phase™ nuk ka asnjë ndikim mbi aplikacionet e komunikimit të zërit.
Për shembull, nuk ka ndryshim në cilësinë e zërit të telefonatës zanore.
Përdorimi i teknologjisë xLOUD™
Përdorni teknologjinë e filtrit të audios xLOUD™ nga Sony për të përmirësuar volumin e
altoparlantit pa sakrifikuar cilësinë. Merrni një tingull më dinamik ndërsa dëgjoni këngët
tuaja të preferuara.
Për të përmirësuar volumin e altoparlantit duke përdorur xLOUD™
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Tingulli > Efektet e tingullit.
3
Çshenjoni kutinë e zgjedhjes për
ClearAudio+ nëse është e shenjuar.
4
Trokitni lehtë mbi
Përmirësimet e tingullit > Cilësimet.
5
Shënoni kutinë e zgjedhjes për
xLOUD™.
Aktivizimi i tiparit xLOUD™ nuk ka asnjë ndikim mbi aplikacionet e komunikimit të zërit. Për
shembull, nuk ka ndryshim në cilësinë e zërit të telefonatës zanore.
37
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.